Pas dështimit të Belgjikës në Kupën e Botës, Eden Hazard (1991) sapo ka njoftuar se nuk do të luajë më me Djajtë e Kuq.

Ndonëse është “vetëm” 31 vjeç, Hazard ka vendosur ta mbyll me kombëtaren dhe gjithçka ka bërë të ditur në profilin e tij në Instagram.

“Sot hap një faqe të re. Faleminderit për dashurinë tuaj, faleminderit për mbështetjen tuaj të paparë. Faleminderit për këtë lumturi që kemi ndarë që nga viti 2008. Kam vendosur t’i jap fund karrierës sime ndërkombëtare. Brezi i ardhshëm është gati. Do më mungoni”, – ka shkruar Hazard.

Për kombëtaren belge, Hazard luajti gjithsej 126 ndeshje dhe shënoi 33 gola.
Siç ka shkruar edhe vetë, ai debutoi me kombëtaren në vitin 2008, ndërsa para kësaj ka luajtur për të gjitha kombëtaret e moshave të Belgjikës. Ai aktualisht është lojtar i Real Madridit, por është e sigurt që do të largohet nga ky klub për shkak të performancës së keqe që nga transferimi nga Chelsea në vitin 2019.