Baseli ka konfirmuar se ka transferuar përfundimisht sulmuesin Edon Zhgerova (1999) nga Genku.
Përfaqësuesi i Kosovës ishte në huazim te skuadra zvicerane në edicionin e kaluar, derisa ka disa javë që po bëhej përpjekje nga Baseli që ta transferonte.
Por, klubi nga Zvicra ia arriti qëllimit që të transferonte Zhegrovën, duke i ofruar kontratë deri në vitin 2023.
Edhe pse Genku kishte paralajmëruar se futbollisti i lindur në Gjermani do të qëndronte në edicionin 2020-2021 në skuadrën e tyre, të tre palët arritën më në fund marrëveshje që të realizohej transferimi.
Baseli i ka dëshiruar mirëseardhje për herë të dytë Zhegrovës pasi vjet ai erdhi në huazim dhe shpreson që të ketë një formë edhe më të mirë se edicionin e kaluar.