Mbrojtësi i majtë Emerson Palmieri (1994) ka kaluar nga Chelsea te Olympique Lyon në formë huazimi njëvjeçar për 500.000 euro pa të drejtë blerjeje.
Futbollisti i lindur në Brazil por që luaj për përfaqësuesen italiane ishte pjesë e skuadrës që fitoi EURO 2020 këtë verë dhe po kërkonte më shumë minuta loje.
Ai kishte qenë pranë Napolit , ndërsa ishte përmendur edhe një rikthim te Roma.
Por sot zyrtarisht ai është bashkuar me Lyonin si huazim për një sezon.
Chelsea ia kishte zgjatur kontratën italo-brazilainit deri në qershor 2023.