Pas dy sezonesh të kaluara me fanellën e Betis Sevilles, mbrojtësi i djathtë Emerson Royal (1999) kthehet në Barcelonë. Braziliani pëlqehej edhe nga Interi por mesa duket do të qëndrojë në Blaugrana.

Programi i rregullimit e Barcelonës vazhdon, i cili tashmë ka njoftuar ardhjet e Eric Garcia (2001) dhe Sergio Aguero (1988) (të dy nga Manchester City). Tashmë, goditja e tretë zyrtare ka mbërritur në shtëpinë e Blaugrana, që është kthimi i mbrojtësit ‘Emerson Royal, për të cilin Barcelona ka paguar 9 milionë euro.

Katalonasit e shiten para 2 vitesh te Betis Sevilla per 6 milionë euro por mbajtën të drejtën e riblerjes të cilën e ushtruan dje.