Klubi turk, Ittifak Holding Konyaspor apo i njohur ndryshe vetëm si Konyaspor ka njoftuar transferimin e mesfushorit shqiptar, Endri Çekiçi.

Mesfushori shqiptar ka ndërruar ambient, por jo edhe kampionat pasi do të vazhdoj të mbetet pjesë e Superligës Turke.

Është vet klubi turk, Konyaspor, i cili ka njoftuar transferimin e Çekiçit, i cili në sezonin e fundit djersiti fanellën e Ankaragucu.

“Klubi ynë nënshkroi një kontratë 2+1 vjeçare me lojtarin e Kombëtares Shqiptare Endri Çekiçi”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

Ndryshe, Çekiçi luajti në sezonin e fundit te Ankaragucu dhe nga 31 ndeshje të zhvilluara, pati 2 gola dhe 2 asiste.

Çekiçi, i cili luajti në 179 ndeshje në karrierën e tij profesionale dhe shënoi 36 gola në këto ndeshje, do të vesh fanellën me numrin 23 te Konyaspor.