Partizani humbet një nga elementët e tij më të rëndësishëm. Sulmuesi Eraldo Çinari (1996) është zyrtarisht një futbollist i klubit të ligës së parë turke Samsunspor.

Çinari të cilit i skadoi kontrata me Partizanin në fund të këtij sezoni dhe u largua si një futbollist i lirë, ka firmosur për 3 vite me Samsunspor me opsion rinovimi edhe 1 një tjetër sezon.

Shkodrani 24-vjeçar spikati me fanellën e Partizanit në këtë sezon të Kategorisë Superiore me 8 gola ku më të rëndësishëm ishin ata ndaj Tiranës në derbi menjëherë pas rikthimit nga pezullimi 4 mujor dhe ndaj Teutës, 2 javë para fundit, goli që i dha mundësinë të kuqeve të kryesonin të vetëm për disa ditë kampionatin.