Pas një viti të kaluar në Serie B, Etrit Berisha (1989) është rikthyer përsëri në elitën e futbollit italian, Serie A.

Portieri shqiptar ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me Torinon, ku pritet të jetë zëvendësues i portierit Salvatore Sirigu.

Gardiani shqiptar u transferua në Serie A në vitin 2013 te Lazio, ku pastaj luajti edhe për Atalantën dhe Spalin.

32-vjeçari ka 139 paraqitje në Serie A dhe 25 në Serie B që e bëjnë njërin nga portierët më me përvojë në Serie A.

Torino tanimë e ka prezantuar gardianin shqiptar duke i uruar mirëseardhje dhe suksese me fanellën e tyre.