Mbrojtësi shqiptar, Frederik Veseli (1992) do e vijojë karrierën e tij në Turqi tek skuadra e Fatih Karagumruk.

Klubi turk ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit të lindur në Zvicër i cili ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare deri në 30 qershor 2025.

Veseli, tani 30 vjeç, ka bërë karrierë në vende si Anglia, Italia, Zvicëra dhe Franca, ndërkohë Turqia ështe destinacioni i pestë i tij.

Së fundmi, Veseli ishte pjesë e Beneventos, ku u aktivizua në 21 ndeshje.

Veseli luan me Shqipërisë që nga viti 2015 dhe ka 42 ndeshje.

Te Fatih Karagumurk do të gjejë Ibrahim Dresevicin si partner të mbrojtjes.