Ballkani është bërë me trajner të ri. Klubi nga Suhareka në fakt e ka zyrtarizuar sot trajnerin shqiptar, Ilir Daja.

Ai do ta pasojë të larguarin e para disa javësh, Bekim Isufi.

Daja është trajner i njohur në Shqipëri dhe së fundmi ishte trajner i Partizanit.

Ndihmës i tij tek ekipi “Portokalli” do të jetë Artim Pollozhani.

Ballkani e mbylli pjesën e parë të sezonit në pozitën e tretë me 33 pikë, vetëm dy më pak se lideri, Gjilani.

Ata synojnë ta kenë një sezon të suksesshëm dhe synim i tyre është ta fitojnë titullin e kampionit dhe të luajnë në Evropë.

Në vitet e fundit, ky ekip ishte prej më të fortëve në ligën elitare të futbollit kosova.