FC Porto ka nënshkruar zyrtarisht me qendërmbrojtësin protugez David Carmo (1999) nga Braga për 20 milionë euro, të cilave mund t’i shtohen edhe 2.5 milionë euro të tjera nëpërmjet arritjes së objektivave sportive.
Bëhet fjalë për marrëveshjen më të madhe ndonjëherë mes klubeve portugeze.
Qendërmbrojtësi shtatlartë 196 cm i gjatë nënshkroi një kontratë të vlefshme deri në 30 qershor 2027 dhe ka një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh.
Futbollisti do të veshë fanellën me numrin 4 për ekipin kampion të Portugalisë.