Salernitana njofton se ka arritur një marrëveshje me Sampdorian për transferimin përfundimtar të sulmuesit të lindur në vitin 1997, Federico Bonazzoli për 5 milionë euro.

Prej këtyre 1 milionë euro do të shkojnë në arkat e Interit që kishte të drejtën e 20% te shitjes, sipas klauzoles qe vendosi ne kontratën kur futbollisti i akademise se Interit u shit te klubi genovez në vitin 2015.

Futbollisti italian 182 cm i gjatë nënshkroi një kontrate me klubin ngjyrë granata deri në 30 qershor 2026.