Feronikeli ka caktuar nga sot (e martë) elbasanlliun Klodian Duro (1977), si kryetrajner të ri të skuadrës. Ai vjen si pasardhës i Afrim Tovërlanit, duke nënshkruar për dy vitet e ardhshme me klubin nga Superliga e Kosovës.

Klodian Duro, ish-futbollist i Kombëtares Kuq e Zi, duke fituar si futbollist, katër herë kampionatin e Shqipërisë, nga tri herë Kupën dhe Supërkupën shqiptare dhe një herë Kupën Qipriote.

Profesionin e trajnerit e filloi menjëherë pas pensionimit nga futbolli aktiv, duke marrë drejtimin e Kukësit, klub me të cilin arriti ta fitonte Kupën e Shqipërisë në sezonin e tij të parë.

Duro ka drejtuar edhe skuadrat si Kamza e Luftëtari, e nga sot merr drejtimin e Feronikelit.

Skuadra momentalisht gjendet në pushim pas pauzës së rezervuar për kombëtare, ndërsa trajneri i ri do të takohet me futbollistët gjatë ditës së nesërme, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

Si futbollist, me Kombëtaren Kuq e Zi, ka zhvilluar gjithsej 78 ndeshje, duke realizuar 6 gola.