ACF Fiorentina ka njoftuar nënshkrimin e Nanitamo Jonathan Ikone nga LOSC Lille në një transferim të përhershëm për 14 milionë euro.

Sulmuesi anësor ka firmosur një kontratë deri më 30 Qershor 2026 me pagë 1.3 milionë euro në vit.

I lindur në Bondy (Francë) më 2 maj 1998, Ikone ishte një anëtar kyç i ekipit fitues të titullit Ligue 1 të Lilles sezonin e kaluar. Këtë vit ai bëri debutimin e tij në Champions League, duke shënuar një gol dhe dy asistime në pesë paraqitje.

23-vjeçari më parë ka luajtur për Paris Saint-Germain dhe Montpellier dhe tashmë ka shënuar 157 paraqitje dhe 13 gola në Ligue 1.

Sulmuesi i djathtë ka gjithashtu 4 paraqitje me përfaqësuesen e Francës dhe 1 gol me emrin e tij.

Jonathan Ikone, i cili do të mbajë fanellën me numrin 11 te Fiorentina, do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Violës në një konferencë për shtyp të martën më 4 janar, në orën 11:00.