Fiorentina njofton se ka fituar përfundimisht të drejtat për paraqitjet sportive të futbollistit Rolando Mandragora nga FC Juventus për 8 milionë euro.

Mandragora, i lindur në Napoli më 29 qershor 1997, ka veshur fanellat e Genoa, Juventus, Udinese dhe Torino në Serie A.

Në total, në ligën e parë, ai luajti 151 ndeshje, duke shënuar 8 gola.

Mesfushori i ri viola ka edhe 1 prezencë edhe me kombëtaren italiane.

Mandragora do të prezantohet në shtyp nga DG Joe Barone të mërkurën më 6 korrik në orën 12:00 në dhomën e shtypit të Muzeut të Futbollit në Coverciano.