ACF Fiorentina ka shkarkuar nga posti i trajnerit Vincenzo Montellan (1974) pas humbjes 4-1 nga Roma në shtëpi.

Që kur u bë trajner i Violas, ish-trajneri i Milanit ka humbur 13 nga 24 ndeshjet e zhvilluara duke marrë vetëm 19 pikë nga 72 në total, e që erdhi deri te shkarkimi i tij.

ACF Fiorentina njofton se Vincenzo Montella është liruar nga detyra e tij si trajner i skuadrës së parë. Vendimi është marrë nga analiza të gjata të bazuar në paraqitjet dhe rezultatet e marra. Klubi e falënderon Vincenzo Montellan për kontributin e dhënë në skuadër dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen” thuhet në njoftimin e klubit viola.