Klubi turk, Kasimpasa ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit të Kosovës, Florent Hadergjonaj (1994) nga klubi anglez, Huddersfield Town.
Futbollisti i lindur në Zvicër ka lënë Championshipin anglez për t’u transferuar në Superligën e Turqisë.
Është vet klubi i Kasimpasas që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me klubit anglez për huazimin e Hadergjonajt.
“Florent Hadergjonaj, lojtar 25-vjeçar i Huddersfield, i cili kaloi testet mjekësore, nënshkroi kontratë që e lidh atë me ekipin tonë si huazim falas deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e klubit turk.