Mbrojtësi Franci Lala (1999) është afrimi i radhës në merkaton e janarit. Ai është prezantuar sot në ambientet e klubit të Partizanit pasi ka firmosur me të kuqtë kontratën deri në 2022.

Qendërmbrojtësi i lindur në Titanë është një produkt i Akademisë së Partizanit dhe pas eksperiencave te Luftëtari dhe së fundmi te Korabi rikthehet në familjen e kuqe.