Fiorentina ka njoftuar zyrtarisht se Gennaro Gattuso (1978) do të jetë trajneri i tyre i ri.

Italiani thuhet se ka nënshkruar një marrëveshje për 2 vite me Violan.

Presidenti Rocco Commisso njofton se trajner i ekipit të parë duke filluar nga 1 korriku 2021 është Gennaro Gattuso”, thuhet në njoftimin e Fiorentinës.

Së fundmi Gatusso ishte trajner i Napolit, ku e mbylli sezonin në vendin e pestë. Gattuso ka qenë më parë trajner edhe te Sion, Palermo, Milan dhe Pisa.