Genoa CFC ka njoftuar se trajneri ukrahinas Andriy Shevchenko (1976) ka arritur një marrëveshje me 777 Partners dhe do të drejtojë Genoan deri më 30 qershor 2024.

Si futbollist, Shevchenko fitoi, ndër të tjera, Topin e Artë në 2004 dhe Ligën e Kampionëve në 2003.

Karriera e tij si trajner e udhëhoqi kombëtaren e Ukrainës nga korriku 2016 në vendosjen e tyre historike në 8 skuadrat më të mira në Evropë në Euro2020.

Genoa CFC dhe 777 Partners mirëpresin ngrohtësisht Z. Shevchenko dhe i urojnë atij një punë të frytshme në krye të klubit më të vjetër në Itali.” , shkruhej në njoftimin e klubit.

Sipas mediave italiane paga e tij do të jetë 2 milionë euro në sezon.

“Le ta fillojmë këtë aventurë të re së bashku për ta rikthyer Genoan në nivelet e historisë së saj.”, – ishin fjalët e para të ukrahinasit.