Trabzonspori është për forcuar për sezonin e ardhshëm me dy futbollistë nga Serie A, Gervinhon (1987) dhe Bruno Peresin (1990).
Lojtarët kishin arritur të martën në Turqi, ndërsa Trabzonspori të mërkurën e ka bërë prezantimin zyrtar të tyre.
Gervinho 33-vjeçar te Trazonspori u transferua nga skuadra e Parmas, pjesë e se cilës ishte prej vitit 2018.
Në sezonin e fundit, Gervinho realizoi pesë gola në 27 ndeshje të kampionatit italian, ndërsa ka bërë karrierë në Evropë me klube si Roma, Arsenali e Lille.
Në anën tjetër Peres 31-vjeçar në sezonin e fundit ishte pjesë e Romës.
Ai shënoi 2 gola e bëri 4 asiste në 44 ndeshje në të gjitha garat.