Olivier Giroud (1986) e ka zgjatur zyrtarisht kontratën e tij me Chelsean deri në qershor të vitit 2021 dhe për këtë është shprehur i lumtur.

Sulmuesi do të ishte i lirë këtë verë dhe kishte shumë klube që ishin vënë pas tij, ndër to edhe Interi që ishte afër në janar.

“Jam i lumtur që vazhdoj rrugëtimin dhe aventurën time te Chelsea. Mezi pres që të kthehem të luaj dhe të shijoj futboll garues me shokët e skuadrës. Mezi pres të vesh përsëri fanellën e Chelseat, veçanërisht para tifozëve tanë në një Stamford Bridge të mbushur”, ka thënë ai.