Roma njoftoi blerjen zyrtare të mesfushorit spanjoll Gonzalo Villar (1998) nga Elche për një tarifë fillestare prej 4 milion eurosh.

Klauzola të ndryshme të lidhura me punën, me vlerë deri në maksimum 1 milion euro gjithashtu përfshihen në marrëveshje.

Mesfushori qendror ka nënshkruar një kontratë katër vite e gjysmë me Giallorossi që zgjat deri më 30 qershor 2024.

Villar do të veshë fanellën me nr 14 te Roma.

Unë po bashkohem në një klub të shkëlqyeshëm dhe nuk mund të jem më i lumtur. Është një sfidë e madhe për mua, mezi pres që të tregoj se për çfarë jam i aftë“, deklaroi Villar.

Ne jemi me të vërtetë të kënaqur që mundëm ta sjellim Gonzalo në Trigoria. Gonzalo është saktësisht lloji i mesfushorit qendror që ne kemi kërkuar të shtojmë në skuadrën tonë: ai është i ri, ai është i talentuar dhe ka ambicie të mëdha për të pasur sukses.”, tha shefi ekzekutiv i klubit Guido Fienga.