Granit Xhaka (1992) ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Arsenalin për të rinovuar kontratën.

Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën ishte lidhur me një largim nga The Gunners në këtë verë, derisa kërkohej nga Roma.

Giallorossët ishin të bindur se do të arrin marrëveshje me Xhakën pas Kampionatit Evropian, pasi Graniti kishte rende dakord me Mourinhon, mirëpo Arsenali e bindi që të qëndronte në Emirates.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, mesfushori konfirmoi se ka rinovuar kontratën deri në 30 qershor 2024.

“Shtëpi është aty ku është zemra. Vërtetë krenar që vazhdojë kontratën te Arsenali”, është mbishkrimi i lënë në foto nga Xhaka.

Arsenali ende nuk ka ofruar detaje se sa vite kontratë ka nënshkruar lojtari i tyre, por besohet të jetë edhe për katër vitet e ardhshme.