Olympique de Marseille ka transferuar mesfushorin francez, Matteo Guendouzi (1999) në formë huazimi njëvjeçar nga Arsenali me të drejtën e blerjes.

Francezi, i cili nënshkroi për Topçinjtë nga Lorient në vitin 2018, në edicionin e kaluar ishte i huazuar te Hertha Berlin.

22-vjeçari kishte njoftuar që të hënën në rrjetet sociale se nuk do të qëndronte në Emirates as në sezonin 2021/2022 dhe tashmë është konfirmuar se në edicionin e ri do të luajë në kampionatin francez.

“Matteo Guendouzi ka nënshkruar për Marseille në formë huazimi njëvjeçar me opsionin e blerjes. Guendouzi është një mesfushor modern, teknikisht i fortë dhe me aftësi të mira pasimi”, thuhet në njoftimin e Marseille.