Kombëtarja e Gjermanisë ka njoftuar se Hansi Flick (1965) është trajneri i tyre deri në vitin 2024.
Trajneri gjerman u largua nga Bayern Munchen edhe pse arriti të drejtonte skuadrën drejt triumfit në Bundesliga. Flick fitoi tripletën në sezonin e kaluar, teksa në 2020-2021, ngriti trofeun, që ishte i nënti me radhë për Bavarezët.
Trajneri zëvendësoi gjermanin Joachim Low (1960), që para disa muaj njoftoi se dëshiron të testojë veten në aventurën me klube.
Kështu, Flick me t’u larguar nga Bayerni, mori drejtimin e kombëtares së Gjermanisë dhe kontrata e tij aktivizohet nga 1 korriku.