Hector Bellerin (1995) nuk e kishte më të sigurtë vendin e tij në Arsenal. Prandaj, mbrojtësi i djathtë spanjoll po kthehet në vendlindje pasi ai sapo është bashkuar me Real Betis Balompié në formën e një huazimi njëvjecar.

Hector Bellerin humbi vendin e tij me Topçinjtë për shkak edhe të dëmtimeve kohët e fundit. Një zhvillim i komplikuar për ish-lojtarin e Masias i cili u shpall shumë premtues kur bëri debutimin e tij në Londrën Veriore.

Me Arsenalin që nga viti 2012 ai k aluajtur 247 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola në të gjitha kompeticionet.

Me Spanjën ka luajtuar 4 ndeshje dhe nuk ka shkelqyer me fanellën e kombetares.