Sulmuesi brazilian Hulk (Givanildo Vieira de Souza) 1986  ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën braziliane Atletico Miniero deri më 31 dhjetor të vitit 2022.

Besiktas, Istanbul Basaksehir dhe Porto ishin skuadrat evropiane që e donin atë, ndërsa Hulk kishte oferta edhe nga MLS dhe Al-Hilal në Arabi, por që vendosi për Atletico Minieron.

34-vjeçari u largua nga Brazili në moshën 18 vjeçare dhe pas 16 viteve në total mes Azisë dhe Evropës, Hulk ka marrë vendim që të rikthehet përsëri në vendlindjen e tij Brazil.

KARRIERA

  • 2004-2005: Vitória-BA
  • 2006-2008: Kawasaki Frontale (JAP)
  • 2006: Consadole Sapporo (JAP)
  • 2007-2008: Tóquio Verdy(JAP)
  • 2008-2012: Porto (POR)
  • 2012-2016: Zenit (RÚS)
  • 2016-2020: Shanghai SIPG (CHI)
  • 2021-     : Atlético Mineiro