Hysen Dedja është trajneri i ri i Vllaznisë. Shkodrani ka arritur akordin me drejtuesit për zëvendësuar teknikun Mirsad Jonuz

Për sa i përket 59-vjeçarit, Dedja, ai e ka drejtuar skuadrën kuqeblu gjatë sezoneve 1996-1998, 2002-2003, 2005-2006, teksa pritet të rikthehet në stolin e shkodranëve pas plot 14 vitesh

Ai ka drejtuar shumë klube në Kategorinë Superiore. Ekipi i fundit i tij, ishte Lushnja në sezonin 2017-2018, ku edhe skuadra myzeqare ra nga kategoria. Kujtojmë që para se të merrte drejtimin e Lushnjës, shkodrani ishte shkëputur për plot 8 vite nga bota e trajningut.

Gjatë karrierës së tij si trajner Dedja arriti të fitonte titullin kampion me Vllazninë, bëhet fjalë për sezonin 1997-1998. Gjithashtu vlen të theksohet se në sezonin 1999-2000 shkodrani drejtoi Bylisin në Kupën UEFA, ku u eliminua nga sllovakët e Interit të Bratislavës si dhe Teutën në Kupën Intertoto viti 2002 dhe Kupën UEFA në sezonin 2007-2008.

Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi nëpërmjet faqes zyrtare!