Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Idriz Voca (1997) ka nënshkruar me klubin e elitës turke, MKE Ankaragucu duke lënë FC Luzernin.
Futbollisti i lindur në Zvicër ka nënshkruar kontratën e tij që do ta mbajë të lidhur me klubin për 2 vite me opsion edhe për 1 vit tjetër.
Idriz Voca ka pozuar së bashku me presidentin e klubit, Fatih Mert dhe anëtarët e tjerë të bordit në objektet e klubit në Bestepe.
Mesfushori ka shprehur kënaqësinë e tij që ka kaluar në këtë klub, duke thënë se do ta jap maksimumin.
“Më bën krenar fakti që do të jem pjesë e një klubi të mirë organizuar dhe të suksesshëm si Ankaragucu. Unë jam i lumtur që do t’i shërbej një komuniteti si Ankaragucu. Unë do të punoj me të gjitha forcat e mia që të vesh fanellën kaltër e verdhë dhe do të kontribuoj që ekipi im të paraqitet sa më mirë. Si kosovar jam i lumtur që do të luaj në Turqi”, ka thënë lojtari.