Pas takimit pak minuta më parë, Interi njoftoi përfundimin e kontratës së Radja Nainggolan (1988).
Kjo është deklarata nga klubi Nerazzurri:
“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje me lojtarin Radja Nainggolan për ndërprerjen e kontratës me Klubin.”
Sipas mediave italiane Interi i ka paguar futbollistit rreth 1.8 milionë euro, afërsisht gjysmën e pagës së tij.