Ka përfunduar mbledhja që ka zgjatur mbi tri orë mes presidentit të Interit, Stiven Zhang, trajnerit Antonio Conte.

Në këtë mbledhje ishin edhe drejtuesit e tjerë të klubit zikaltër, ndërsa pak më parë klubi ka lëshuar një komunikatë.

“Takimi i sotëm mes klubit dhe Antonio Contes ishte konstruktiv, në emër të vazhdimësisë dhe ndarjes së strategjisë për të ardhmen. Në të u hodhën bazat për të vazhduar projektin së bashku”, thuhet në komunikatën e Interit.

Kohët e fundit ka pasur dyshime mbi të ardhmen e Contes te Interi, pasi vetë trajneri pati shpërthyer disa herë kundër drejtuesve të klubit.

Madje edhe pas finales ndaj Sevillas, ishte vetë trajneri që tha se mund të largohej nga klubi.