FC Internazionale Milano ka njoftuar se është arritur një marrëveshje me Atalantën për nënshkrimin e Robin Everardus Gosens (1994).

Mbrojtësi gjerman i krahut të majtë i bashkohet klubit në formë huazimi gjashtëmujor për 3 milionë euro me detyrimin për të blera në qershor për 22 milionë euro të tjera.

Futbollisti ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor 2026 me pagë 2.5 milionë euro në vit.

Gosens ka luajtur 123 ndeshje me ekipet hollandeze Heracles dhe Dordrecht ku ka shënuar edhe 8 gola.

Më pas në verën e 2017 u transferua te ekipi italian Atalanta ku u aktivizua në 157 ndeshje duke shënuar 29 gola.

Gosens u grumbullua për herë të parë me perfaqësuesen gjermane në gusht 2020 dhe që atëherë ka luajtur 13 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola me fanellën e kombëtares.