Edin Dzeko (1986) gjatë ditës së sotme luajti ndeshjen e parë me fanellën e Interit, duke e shënuar edhe një gol, ndërsa në orët e vona ka ardhur edhe zyrtarizimi i tij.

Lojtari i ardhur nga Roma ka nënshkruar kontratë dyvjeçare deri më 30 qershor 2023 me kampionët e Italisë.

FC Internazionale Milano ka kënaqësinë të ju njoftojë nënshkrimin me Edin Dzekon Sulmuesi i është bashkuar klubit nga Roma në një transferim të përhershëm, pasi ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare që zgjat deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e klubit.

Dzeko ka luajtur te Roma që nga viti 2015, duke qenë sulmuesi kryesor në këtë skuadër. Ai ka bërë karrierë edhe te Wolfsburg dhe Manchester City.