Tashmë është zyrtare, Henrikh Mkhitaryan (1989) është lojtari i ri i Interit.

Mesfushori qendror armen ka firmosur për dy sezone me zikaltërit deri në 30 qershor 2024 me pagë 3.3 milionë euro në sezon.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi nga Milano me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen 33-vjeçarit.

Ai vjen si transferim i lirë pas eksperiencës 3-vjeçare që kishte me Romën, ku arriti të fitonte më 25 maj në stadiumin “AIR Albania” në Tiranë trofeun e Ligës së Konferencës.

Më parë armeni ka qenë pjesë edhe e Arsenalit, Mançester Junajtid, Borusia Dortmund, Shaktar Donjetsk dhe Metalurg Donjetsk.

Në sezonin që përfundoi, Henrik Mikitarjan u aktivizua gjithsej në Serinë A me fanellën verdhekuqe të Romës në 31 ndeshje duke shënuar 5 gola dhe duke dhuruar dhe 6 asiste.