Kamerunasi Andrè Onana (1996) është një lojtar i ri i Interit.

Klubi Nerazzurr ka nënshkruar një marrëveshje deri më 30 qershor 2027 me ish-portierin e Ajax-it, i cili është liruar nga lancerët pasi i skadoi kontrata me klubin holandez.

Paga e tij do të jetë 3 milionë euro në sezon.

Endrrat behen Realitet.
Jam i emocionuar që i bashkohem klubit tim të ri Inter!
Dua të falënderoj presidentin, të gjithë bordin drejtues të Interit, trajnerin dhe ekipin tim për realizimin e ëndrrës sime.” – ishin fjalët e para të portierit kamerunas si zikaltër.