Christian Eriksen (1992) ka kaluar zyrtarisht te Interi. Mesfushori danez u largua nga Tottenham Hotspuri, për të kaluar kështu te Nerazzurët në këtë sezon transferimesh të janarit.
Eriksen u transferua te skuadra italiane nga Spurs për një shumë rreth 20 milionë eurosh, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me pagë rreth 10 milionë euro në vit.
Ai do të mbajë fanellën me nr 24 te Interi në ndryshim nga 23 te Tottenham, 8 te Ajaksi dhe 10 me kombëtaren daneze.
Kontrata e mesfushorit sulmues me Tottenhamit skadonte në fund të këtij sezoni, andaj këta të fundit u detyruan ta shisnin atë.
Ky është transferimi i tretë i Antonio Contes te Interi, pas Victor Moses dhe Ashley Young.