I shoqëruar nga presidenti Sinan Idrizi dhe drejtori teknik Alfred Ferko trajneri italian Diego Longo (1976)ka dhënë dhe intervisten e parë si trajneri i Flamurtarit:

Jam këtu duke menduar për 6 ndeshjet që kemi përpara, ajo që do të ndodhi më vonë nuk ka rëndësi. Duhet të shkojmë në Superligë, sot ekziston vetëm Flamurtari dhe këto 6 ndeshje. Skuadra e parë që kam njohur në Shqipëri është Flamurtari. Si ndodhi? Sepse kam qenë pjesë e Petrolul Ploesti, kur jemi ndeshur me Flamurtarin. Jam këtu në 100-vjetorin e klubit me njerëz që i kanë dhënë shumë dhe shpresoj se është ogur i mirë”.