Ka marrë fund saga e Jack Grealish (1995) që tashmë zyrtarisht është lojtar i Manchester Cityt.

Mesfushori sulmues është bashkuar me kampionët e Anglisë pasi City ka pranuar të paguajë te Aston Villa plot 117 milionë euro për transferimin e tij.

Anglezi ka nënshkruar një kontratë afatgjate me kampionët anglez për gjashtë vitet e ardhshme deri më 30 qershor 2027.

Transferimi i Grealish te City është një rekord në Ligën Premier, pasi ai bëhet anglezi më i shtrenjtë në histori.

Unë jam jashtëzakonisht i lumtur që jam bashkuar me Manchester Cityn. Kjo është skuadra më e mirë në vend me një trajner që konsiderohet si më i miri në botë. Për mua është një ëndërr e bërë realitet që të jem te ky klub”, tha Grealish.