Manchester Unitedi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Jadon Sancho (2000) nga Borussia Dortmundi.

Klubi anglez dhe ai gjerman u pajtuan për çmimin prej 85 milionë eurosh të transferimit, gjatë kohës sa Sancho ishte në Euro 2020 me Anglinë.

Megjithatë, tashmë pas disa ditësh është zyrtarizuar gjithçka dhe Sancho e ka veshur fanellën e Djajve të Kuq.

Është vet klubi anglez që ka njoftuar me anë të rrjeteve sociale transferimin e Sanchos i cili firmosi një kontratë pesëvjeçare deri në 30 Qershor 2021.

Manchester United është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Jadon Sancho, duke e mbajtur atë në klub deri në qershor 2026, me mundësi për një vit tjetër”, thuhet në njoftim.


Gjatë prezantimit të Sanchos ishte edhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer i cili deklaroi:

Po, ne mendojmë kështu gjithsesi, kjo është arsyeja pse ne e kemi zgjedhur atë. Ne e kemi ndjekur atë dhe kemi vendosur të besojmë për të dhe më në fund kemi bërë përparim dhe kemi përfunduar marrëveshjen.