Jasir Asani (1995) pas vetëm një sezoni e gjysmë në Hungari te Kisvarda, u transferua në Korenë e Jugut te klubi i Guangjusë për rreth 700 mijë euro.

Ish-sulmuesi i Partizanit tashmë ka mbërritur në Azinë e largët dhe e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

Futbollisti i lindur në Shkup, Maqedoni por që ka luajtur me Shqipërinë U21, ka publikuar një foto ku shfaqet me fanellën dhe shallin e ekipit.

Ai shprehet tepër i lumtur që tashmë ka mbërritur në klub dhe se e pret një sfidë e re.