Lyoni ka konfirmuar se ka transferuar qendërmbrojtësin Jerome Boateng (1988) si lojtar të lirë.

Skuadra franceze i mori shërbimet e mbrojtësit gjerman pa paguar asnjë cent, shkaku që kontrata e tij me Bayern Munichun skadoi më 30 qershor 2021.

Boateng i tha faqes së klubit se është një nder për të që do të luajë për njëri ndër klubet më të mëdha në Francë.

Përmes një njoftimi në rrejtët sociale, Lyoni bëri të ditur se Boateng ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.

“Olympique Lyonnais është shumë i lumtur të njoftojë ardhjen e mbrojtësit ndërkombëtar gjerman Jérôme Boateng. Jashtë kontratës që nga 1 korriku pas dhjetë vitesh me Bayern Munich, Kampioni Botëror i vitit 2014 dhe fituesi dy herë i Ligës së Kampionëve ka nënshkruar për OL për dy sezonet e ardhshme-deri më 30 qershor 2023. I lindur më 3 shtator 1988 në Berlin, Jérôme Boateng ka pasur një karrierë mbresëlënëse deri më sot, me gati 600 ndeshje të nivelit të lartë dhe shumë trofe për të. Pasi bëri debutimin e tij në 2007 në Hertha Berlin, klubi i tij i fëmijërisë, qendërmbrojtësi u transferua në Hamburg ku ai do të bëhej një nga qendrat e skuadrës së Gjermanisë, duke bërë 113 paraqitje gjatë tre sezoneve”, thuhet në komunikatën e Lyonit.