Nottingham Forest ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese, Jesse Lingard (1992).

Lingard ishte njëri nga lojtarët e larguar këtë verë nga Manchester Unitedi pas skadimit të kontratës. Megjithatë, nuk ka shkuar larg dhe Lingard ka gjetur skuadër dhe atë brenda Ligës Premier.

Është vet faqja zyrtare e Nottingham Forest që ka konfirmuar transferimin e Lingard si lojtar i lirë.

Nottingham Forest është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e Jesse Lingard”, – thuhet në postimin e shkurtër të Nottingham.

Lojtari anglez ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me pagë brutto 9.36 milionë stërlina (10.9 milionë euro) në vit, (rreth 6 milionë euro neto).

Futbollisti do të mbajë fanellën me numrin 10.