Interi e ka dërguar mesfushorin Joao Mario (1993) në huazim te Sporting Lisbona pa të drejtën për ta blerë.

Lojtari 27-vjeçar u rikthye te klubi portugez, aty ku u largua në verën e vitit 2016 për te Nerazzurrët në vlerën e 40 milionë eurove.

Që nga transferimi i madh, ai ishte dërguar në huazim edhe te West Ham United dhe Lokomotiva e Moskës.

Ky huazim i tij te Sporting Lisbona nuk përfshin të drejtën për blerje nga klubi i vendlindjes së tij, duke qëndruar vetëm si i huazuar për këtë edicion.

Kontrata e tij me Interin skadon në qershor të vitit 2022.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu