Burnley FC ka nënshkruar me mesfushorin Josh Brownhill (1995) nga Bristol City për një tarifë prej 9 milion stërlinash (11 milionë euro).

Klubi ka njoftuar se 24-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë katër vite e gjysmë në Turf Moor me mundësinë e zgjatjes edhe për 12 muaj të tjerë.

Mesfushori anglez Brownhill është nënshkrimi i parë i trajnerit Sean Dyche.