Klubi i Juventusit ka depozituar kontratën e qendërsulmuesit serb Dusan Vlahovic (2002), i cili foli fjalët e para si lojtar i Juventusit.

Negociatat mes Fiorentinës dhe Juventusit patën një përshpejtim të papritur në fillim të kësaj jave. Megjithë pakënaqësinë e tifozëve të purpurt – të cilët edhe pse u dorëzuan për të parë largimin e tyre të preferuar, do të kishin dashur një destinacion tjetër – të dy klubet arritën shpejt një marrëveshje ekonomike mbi bazën e një vlerësimi të përgjithshëm afër 81 milionë euro, mes pjesës fikse dhe e bonuseve.

Lojtari, vullneti i të cilit ishte qartësisht vendimtar, ka nënshkruar kontratë deri në 30 qershor 2026 dhe do të marrë një pagë prej 7 milionë euro në sezon.

Mbi të, klubet dhe tifozët kanë shpresa të mëdha për të ardhmen e afërt dhe të largët. Sulmi i Juventusit, ndoshta reparti më i trazuar në këtë sezon të komplikuar, papritmas sheh një qendërsulmues në gjendje të mbledhë, të paktën potencialisht, peshën e trashëgimive të rënda, të tilla si ato të lëna në rrugë nga golashënuesit e mrekullueshëm si Gonzalo Higuain dhe Cristiano Ronaldo.
Futbollisti do të mbajë fanellën me numrin 7.

Pas firmës, Dushan Vlahovic tha në mikrofonat e faqes zyrtare të klubit fjalët e tij të para si lojtar i Juventusit:

“Jam vërtet shumë i lumtur dhe krenar që jam pjesë e këtij grupi dhe këtij klubi. Jam i gatshëm të jap gjithçka për të ndihmuar, lojtarët, shokët e ekipit për të arritur qëllimet më të larta. Juventus përfaqëson një krenari, një traditë, një familje. Skuadra do të jetë gjithmonë në vendin e parë, dua t’i bëj të gjithë krenarë për mua. Sot është vërtet një ditë e veçantë, është një nga ditëlindjet më të lumtura që kam pasur ndonjëherë. Faleminderit të gjithëve.”