Tashmë është zyrtare, Juventusi ka zgjeruar stafin teknik të Masimiliano Alegrit.

Te bardhezinjtë kanë mbërritur, Giovanni Andreini dhe ish-arbitri anësor Luca Maggiani.

Këtë lajm e ka bërë vetë me dije klubi i Juventusit me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen dy prurjeve të reja në stafin teknik të Alegrit.

54-vjeçari, Maggiani ka qenë një arbitër anësor i FIFA-s, teksa së fundmi ka mbuluar edhe rolin e drejtuesit te klubi i Specias.