Liverpooli dhe trajneri gjerman, Jurgen Klopp kanë rinovuar bashkëpunimin deri në Qershor 2024. Gjermani është në sezonin e tij të pestë me klubin e madh anglez pas ardhjes në tetorin e vitit 2015, Por sukseset e tij dhe ringritja që i bëri klubit ka bërë që drejtuesit të rinovojnë edhe për 5 vite kontratën e Kloppit.

Është klubi anglez që ka njoftuar në rrjetet sociale rinovimin e kontratës së Kloppit deri në verën e vitit 2024.

Klubi i Futbollit Liverpool është i lumtur të njoftojë se Jurgen Klopp ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës me këtë klub. Për mua personalisht ky rinovim vjen me qëllim që bazohet në njohurinë time për atë që ne si partnerit kemi arritur deri më tani dhe çfarë kemi akoma për të arritur”, “Menaxheri do të zgjasë kontratën e tij me Reds deri në vitin 2024, duke siguruar që ai do të mbetet në krye për katër vjet e gjysmë të mëtejshme. Ndihmës menaxherët Peter Kraëietz dhe Pepijn Lijnders gjithashtu kanë rënë dakord që marrëveshjet të rinovojnë bashkëpunimin së bashku me Klopp”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit.

Shumë entuziast është shprehur edhe trajneri Klopp.

Kur shoh zhvillimin e klubit dhe punën bashkëpunuese që vazhdon të ndodhë, ndjej se kontributi im vetëm mund të rritet. Kam parë angazhimin nga pronarët deri në çdo aspekt dhe funksion të klubit për të cilin mund të mendoni. “Kur thirrja erdhi në vjeshtën e 2015, unë ndjeva se ishim perfekt për njëri-tjetrin. Tani kemi një besim të plotë bashkëpunimi nga të dy palët dhe jam në gjendje ta bëj këtë angazhim për 2024. Nëse nuk do të bëja, unë nuk do të ri-nënshkruaja. Ky klub është në një vend kaq të mirë, nuk mund të mendoja largimin. Për këdo në futboll që aspiron të konkurrojë në një mjedis ku çdo element i organizatës është në të mirë të tij, nga mbështetja e tifozëve deri në vizionin e pronarëve, nuk mund të ketë vend më të mirë se kjo. Rinovimi im mund të jetë lajm i mirë për shumë njerëz, por jo për të gjithë fatkeqësisht”, ka deklaruar trajneri gjerman.