Javier Tebas ka konfirmuar se elita e futbollit spanjoll La Liga do të rifillojë me 11 qershor, pas puazimit prej pandemisë Covid-19.

Ishte kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez që tha ditë më parë se ndeshjet e La Ligas dhe La Liga 2 mund të luhen nga 8 qershori.

Në anën tjetër tani ka folur presidenti i La Ligas, Javier Tebas që ka konfirmuar se ndeshja e parë do të luhet më 11 qershor.

“La Liga do të rifillojë fundjavën e 12 qershorit, por ndeshja e parë do të luhet të premten me 11 qershor”, tha Tebas.

Numri një i elitës së futbollit spanjoll ka konfirmuar edhe ndeshjen e parë që do të luhet me 11 qershor.

“Synimi ynë është që ndeshjen e parë ta luajmë me 11 qershor me fillim nga ora 22:00 në derbin mes Sevillës dhe Betisit”.

“Gjatë javëve do të luhen me tre orare ku pritet të ketë ndeshje çdo ditë”, përfundoi presidenti i La Ligas për Movistar.

Tebas gjithashtu tha se klubet pritet të rikthehen në stërvitje të plota para fundit të majit për të qenë të gatshme për rifillimin e La Ligas.