Brightoni ka konfirmuar se kanë nënshkruar zyrtarisht me mesfushorin Adam Lallana (1988) si lojtar të lirë.

Mesfushori anglez ishte pjesë e Liverpoolit dhe kishte vazhduar kontratën me The Reds vetëm për një muaj, kohë kjo për përfundimin e edicionit 2019/20.

32-vjeçari u largua nga skuadra që drejtohet prej Jurgen Kloppit si kampion i Ligës Premier, derisa ka bërë edhe 34 paraqitje për Anglinë.

Lallana te Brightoni do të ketë numrin 14 në fanellë, duke nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin.