Lazio mirëpret algjerianin Mohamed Fares (1996), mbrojtësi i majtë transferohet nga SPAL. Një përforcim i rëndësishëm për Simone Inzaghin.

Zyrtarimi pritej prej ditësh dhe tani më në fund ka ardhur. Fares vjen nga SPAL për 8 milionë euro dhe ka nënshkruar një kontratë pesëvjecare me klubin kryeqytetas.